Presidenti i Grupit Popullor në Parlamentin Evropian reagon për lirimin e Fredi Belerit

Presidenti i Grupit Popullor në Parlamentin Evropian, Manfred Weber, me anë të një statusi në rrjetin e tij social Facebook, ka reaguar në lidhje me lirimin e Fredi Belerit.

'Një lajm të mirë’ e quan Weber lirimin e tij, teksa shton se mezi presin të nisin nga puna.

Postimi i plotë:

Lirimi i kolegut tonë Fredis Beleri është një lajm i mirë për të gjithë familjen tonë të Grupit PPE.

Mezi presim ta kemi atë me ne dhe të vazhdojmë punën tone.