Osmani takon në Pragë ministrin e ri britanik për Evropën

Në kuadër të forumit global të sigurisë GLOBSEC 2024 në Pragë, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka zhvilluar një takim me ministrin e ri britanik për Evropën Stephen Doughty.

Ajo ka thënë se për popullin e Kosovës, aleanca me Mbretërinë e Bashkuar është jashtëzakonisht e rëndësishme.

“Raportet e veçanta dhe historikisht të mira në mes të dy vendeve tona shërbejnë si themel i pa luhatur për avancimin tutje të bashkëpunimit bilateral”, u shpreh e para e vendit tonë.