Eksperiencë e re për Jadon Sanchon, sulmuesi firmos në Londër

Jadon Sancho është bashkuar me Chelsean. Lajmi është bërë publik nga klubi londinez, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

Sancho vjen nga Manchester United, në formën e huazimit për një sezon. Me interes të madh pritet të shihen paraqitjet e sulmuesit anësor, në skuadrën e tij të re. 24-vjeçari në sezonin e fundit, realizoi 2 gola te Dortmund.