VIDEO/ Ndotet Vlora, përfshihet sërish nga flakët fusha e grumbullimit të mbetjeve
Fusha e grumbullimit të mbetjeve në Vlorë është përfshirë sërish nga flaket pasditen e së shtunës.
Disa ditë pasi ambasadori gjerman vizitoi landfilldin në Shërisht të Vlorës, sërish persona të papërgjshëm i kanë vendosur flakën fushës së grumbullimit të mbetjeve, duke shkaktuar ndotje në zonë.
Kjo e sotmja nuk është hera e parë që fusha e mbetjeve përfshihet nga flakët.
Edhe pse është thënë disa herë për masa kundrejt personave apo zbardhjen e këtyre zjarrvënieve, ende nuk ka një person përgjegjës.