SYRI TV/ Identifikohet autori i vendosjes së tritolit tek agjencia funerale, shkak u bë një borxh i pashlyer

Policia e Shkodrës ka identifikuar autorin e shpërthimit të ndodhur para dy ditësh në një agjenci funerale në lagjen ‘Skënderbeg’.

Në kërkim është shpallur një 35-vjeçar i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje.

Sipas policisë nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme materiale. Policia ka publikuar dhe videon ku 35-vjeçari vë tritolin në derën e agjencisë funerale dhe largohet.

Uniforma blu të Shkodrës bëjnë me dije se shkak për vënien e lëndës plasëse është një borxh i pashlyer nga pronari i agjencisë funerale.