Ja çfarë i gjendet në makinë/ Arrestohet 24-vjeçari në Peshkopi, i vodhi para dhe sende personale një gruaje

Një 24-vjeçar ka rënë në prangat e policisë për vjedhje në Peshkopi.

24-vjeçari K.S vodhi një shumë parash dhe disa sende personale të një shtetase me inicialet A.K.

Policia gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte 24-vjeçari, gjetën të fshehura dhe sekuestruan shumën e parave dhe sendet personale, të shtetases A.K.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.