Prishi qetësinë publike me muzikë të lartë jashtë orarit të lejuar, vihet nën hetim administratori i lokalit në Dhërmi

Administratori i një lokali në Dhërmi është proceduar penalisht për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”.

Sipas policisë, gjatë kontrolleve, është konstatuar në lokal kishte muzikë të lartë pas orarit të përcaktuar për mbyllje, duke prishur qetësinë publike.

Pajisjet muzikore u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.