Lezhë, zjarri i afrohet fshatit Kallmet i Vogël, ndërhyn helikopteri

Vatra e zjarrit në fshatin Kallmet të Lezhës vazhdon të jetë aktive afër shtëpive të fshatit Kallmet i Vogël dhe mëngjesin e sotëm, një helikopter Cougar ka nisur operacionin për shuarjen e flakëve.

Intensiteti i erës, i cili favorizonte rritjen e aktivitetit të zjarrit është ulur.

Komandanti i MZSH i bashkisë së Lezhës ka stacionuar zjarrfikëse pranë banesave me qëllim mbrojtjen e tyre.

Në terren janë 40 forca zjarrfikëse dhe të tjera të shërbimit pyjor, 10 mjete të ardhura nga bashkia e Tiranës, e Lezhës, e Kamzës, Malësisë ssë Madhe. Po ashtu, edhe grupe të FNSH, përveç atyre të policisë.