VIDEO/ Përfshihet sërish nga flakët Pylli i Sodës në Vlorë
Edhe këtë mbrëmje, zjarri ka shpërthyer sërish tek i njëjti vend si mbrëmjen e kaluar pranë zonës së Pyllit të Sodës.
Sipas burimeve për SYRI-n, flakët kanë përfshirë sërish territorin tek ish stacioni i mallrave në lagjen Kushtrimi.
Zjarrfikësit ndodhen në vendngjarje duke u përpjekur të fikin flakët që kanë përfshirë shkurret.