SYRI TV/ Këshilli i Legjislacionit i kalon stafetën Kuvendit, më 12 shtator vendoset për mandatin e Xhaçkës
Partia Socialiste ka pranuar ti kalojë seancës plenare, për votim çështjen e mandatit të deputetes Olta Xhaçka, pasi shkeli më herët vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe e zvarriti prej më shumë se dy vitesh.
Në mbledhjen e këshillit të legjislacionit mazhoranca dhe opozita vendosën që në seancën e 12 shtatorit, Kuvendi do shprehet për ta dërguar këtë çështje për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese.
SYRI TV
Pas më shumë se dy vitesh zvarritje, në Kuvend dhe pasi rrëzuan vendimin e gjykatës kushtuesese, mazhoranca është tërhequr, duke pranuar të dërgojë mocionin per mandatin e deputetes socialsite Olta Xhaçka, në seancë plenare, e cila do të vendosë më pas për dërgimin e çështjes për shqyrtim nga Gjykata Kushtetuese.
Këshilli i legjistlacionit vendosi që në seancën plenare të 12 shtatorit, Kuvendi do të vendosë lidhur me dërgimin e mandatit të Xhaçkës, për shqyrtim në kushtetuese.
Pavarësisht dakortësisë, për ta dërguar këtë çështje në seancën plenare, debatet mes mazhorancës dhe opozitës, nuk munguan.
Kreu i grupit parlamentar demokrat Gazment Bardhi, akuzoi socilaistët se morën në mbrojtje për 2 vjet kolegen e tyre, duke shkelur vendimet e Gjykatës kushtueses.
Megjithëse opozita, kishte kërkuar thirrjen e një séance të jashtëzakonshme, për ti hapur sa më parë rrugë, shqyrtimit të çëhstjes së mandatit të Olta Xhaçkës nga ana e gjykatës kushtetuese, socialistët zgjodhën të fitonin kohë edhe disa javë të tjera. Me heret, duke i dhënë përgjigje padisë së deputeteve demokratë, Gjykata kushtuese rrëzoi si antikushtetues vendimin e Kuvendit për të mos dërguar çështjen pranë kësaj gjykate dhe i kërkoi Kuvendit të dërgojë çështjen për shqyrtim, duke mos i lënë më shteg të lirë, socilaistëve për të mbrojtur kolegen e tyre.
Opozita kërkon përfundim e mandatin për deputeten Olta Xhaçka me argumentin se eshte ne konflikt të pastër interesi, pasi në kohen kur ushtronte detyrën e ministres për Europën dhe punët e jashtme, bashkëshorti i saj Artan Gaçi, përfitoi tokë publike në Bregdet dhe u shpall investitor strategjik nga qeveria Rama.