Pushimet në Shqipëri ju kthyen në tragjedi, humb jetën 38-vjeçarja italiane

Një 38-vjeçare italiane ka humbur jetën, si pasojë e një goditje në zemër.

Mediat italiane shkruajnë se ajo kishte ardhur në Shqipëri për pushime bashkë me bashkëshortin shqiptarë dhe djalin e tyre një vjeçarë.

Por papritur ajo u ndje keq, dhe u transportua me urgjencë në spitalin e Tiranës.

Pas kontrolleve rezultoi se ajo kishte pësuar sulm në zemër, por edhe pas përpjekjes së mjekëve, ajo nuk ia doli të mbijetonte.