Po punonte në një pallat në ndërtim/ Rrëzohet aksidentalisht 58-vjeçari në kryeqytet, vdes në vend
Një 58-vjeçar ka gjetur vdekjen, teksa po punonte në një pallat në ndërtim.
Ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin e rrugës "Dërvish Luzha", ku dyshohet se, aksidentalisht duke punuar, është rrëzuar nga lartësia e një pallati në ndërtim e sipër.
Për shkak të dëmtimeve të marra, ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Njoftimi i Policisë:
Më datë 27.08.2024, në kryqëzimin e rrugës "Dërvish Luzha", dyshohet se, aksidentalisht duke punuar, është rrëzuar nga lartësia e një pallati në ndërtim e sipër, shtetasi K. I., 58 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra, ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.