Socialistët ‘lëshojnë’ Xhaçkën/ Dakordohen për të dërguar mandatin në Kuvend, ja kur do mbahet seanca plenare...

Pas zvarritjeve të më shumë se dy viteve, socialistët kanë ndryshuar strategjinë për ‘Olta Xhaçkën’, duke dërguar në Kuvend mandatin e saj sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Mes diskutimeve, ligjvënësit socialistë në Këshillin e Legjislacionit kanë pranuar rekomandimet e deputetëve të opozitës, për ta çuar në Kuvend mandatin e deputetes së PS, Olta Xhaçka në seancën e datës 12 shtator për ta futur në rend dite.  

Ligjvënësit duhet ta shqyrtojnë mandatin  e Xhaçkës, brenda 6-muajve nga përfundimi natyror siç parashikohet në Kushtetutë.

Jashtë këtij afati, është e pamundur që ligjvënëses socialiste t’i hiqet mandati.