E rëndë në Tiranë/ Gjendet i vdekur në banesë 28-vjeçari, dyshimet e para

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë. Mësohet se një 28-vjeçar është gjetur i vdekur në banesën e tij.

Dyshimet e para janë se i riu mund të ketë ndërruar jetë për shkaqe natyrale

 

“Më datë 27.08.2024, rreth orës 08:00, në Kodër Vaqarr, ka ndërruar jetë në banesë, dyshohet për shkaqe natyrale, shtetasi 28 vjeç“, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.