SYRI TV/ Përplasje polici-banorë në protestën e Thumanës
Me përplasje mes policisë dhe banorëve është shoqëruar protesta për aksesin në autostradën Thumanë-Kasharë. Banorët sërish kanë të njëjtën kërkesë dhe shprehen se nuk do të ndalin protestat deri në një zgjidhje. Ata theksojnë se u janë rritur kostot dhe akuzojnë kryeministrin Edi Rama se është një racist dhe nuk i do veriorët. Ndërkohë protesta është shoqëruar nga një numër i madh policësh dhe është mbështetur nga drejtues të lartë të partisë Demokratike.
SYRI TV
Protesta e banorëve të Thumanës për të pasur akses në aksin Thumanë-Kashar ka nisur me përplasje mes policisë dhe banoreve
Është bllokuar autostrada duke shkaktuar një trafik të rënduar, teksa ndryshe nga heret e tjera banorët nuk kanë qëndruar vetëm në një zonë të autostradës por kanë përshkruar aksin deri ne rrethrrotullimin e Thumanës
E gjithë protesta është ndjekur nga një numër i madh i punonjësve të policisë, së rendit të 'Repartit Shqiponja' dhe të 'Ndërhyrjes së Shpejtë'. Një prej banorëve protestues ka theksuar se kjo mungesë e aksesit në autostradë i ka shtuar mbi 20 km për të shkuar në Laç apo Milot.
Sipas qytetarit, Edi Rama është një racist dhe i ka alergji veriorët duke i vendosur rrugë me para, ndërkohë që edhe jugu i vendit ka autostrada por i ka pa pagesë. Një nga protestuesit u shpreh se edhe pse nuk ishte banor i zonës sërish e mbështet protestën dhe bën thirrje për mbështetje edhe nga qytetarë të tjerë nga e gjithë Shqipëria.
Protesta është mbështetura edhe nga përfaqësues të lartë të opozitës, nga deputetja Elda Hoti, dhe Klevis Balliu.
Më pas protestuesit pasi u larguan nga autostrada nga policia vijuan protestën në rrugën dytësore deri ne rreth rrotullimin e Thumanës ku kanë djegur edhe goma dhe kanë thekuar se protesta do të vijojë deri sa kjo çështje të marrë një zgjidhje.