VIDEO/ Protestuesit thyejnë kordonin e policisë, fillojnë marshimin në autostradë, shoferët solidarizohen

Protestuesit në autostradën Thumanë-Kashar kanë thyer kordonin e policisë dhe kanë filluar marshimin në aksin rrugor.

Në mbështetje të tyre janë përfshirë edhe shoferët e automjeteve të cilët janë bllokuar nga kjo protestë e drejtë e këtyre mijërave banorëve, të cilët kërkojnë të kenë akses në këtë autostradë.

Kjo është protesta e nëntë e mijëra banorëve të Krujës, Thumanë, Kurbinit, Fushë Krujës, Milotit, etj.