Protesta në Thumanë-Kashar/ Banori: Rama racist me veriorët, i ka alergji...Jugu me autostrada pa lekë

Ka vijuar edhe përgjatë pasdites së sotme protesta e banorëve në autostradën Thumanë-Kashar, të cilët kërkojnë hyrje-dalje në këtë aks rrugor kombëtar.

Një prej banorëve protestues ka theksuar se kjo mungesë e aksesit në autostradë i ka shtuar mbi 20 km për të shkuar në Laç apo Milot.

Sipas qytetarit, Edi Rama ësthë një racist dhe i ka alergji veriorët duke i vendosur rrugë me para, ndërkohë që edhe jugu i vendit ka autostrada por i ka pa pagesë.

Qytetari: Na ka dëmtuar sa ne na ka shtuar 20 km rrugë për të shkuar në Laç, në Milot. Dje isha në Kosovë dhe asnjë rrugë asnjë autostradë me lekë. Dhe në Shqipëri, i gjithë jugu rrugë të mira ka dhe pa lekë por Edi Rama ka alergji nga ne veriorët. Ai është racist. Ai nuk na do ne veriorëve dhe nuk e di se çfarë presin më këta veriorët për të. Ne do vazhdojmë sa të mundemi. Nga të gjitha anët na ka dëmtuar. Ishahall s’po i mbushtet mendja me na vendos tra në Tapizë dhe të hyjnë veriorët me pasaportë në Tiranë.