Nis protesta e radhës në Thumanë-Kashar/ Banorët e izoluar nga rruga të vendosur të mos dorëzohen…

Mijëra banorë të zonës së Krujës, Kurbinit, Thumanës, Fushë Krujës etj. kanë dalë sërish në protestë për të nëntën herë, ku kërkojnë të drejtën e tyre për të pasur hyrje-dalje në autostradën Thumanë-Kashar.

Protestuesit e izoluar nga rruga kryesore janë të vendosur të mos dorëzohen duke kërkuar të drejtën e tyre kushtetuese për të pasur akses në akset rrugore kombëtare.

Banorët kërkojnë një nënkalim që të kenë mundësi të hyjnë në baneset dhe bizneset e tyre në këto zona, pasi ky bllokim i ka dëmtuar ekonomikisht, duke i shtuar mbi 20 km rrugë për të arritur në shtëpitë e tyre. Nga kjo mungesë hyrje-dalje preken mbi 80 mijë banorë të zonës.