VIDEO/ Shuhet zjarri masiv në Gjirokastër, luftë me flakët për mbrojtjen e 4 fshatrave
Operacioni për shuarjen e zjarrit masiv rënë ditën e djeshme në Topullaraj arriti të përfundonte në orën 4:00 të mëngjesit të sotëm.
U luftua me flakët për mbrojtjen e fshatrave Asim Zenel, Arshi Lengo, Topullaraj dhe Dhoksat.
Në operacion për fikjen e zjarrit përveç efektivit zjarrfikës, ndihmuan asistuan edhe punonjës me kontratë.
Në vendngjarje do të vijojë të qëndrojë një grup prej 50 ushtarësh për fikjen e trungjeve dhe mbajtjen nën monitorim të të gjithë zonës për ndonjë riaktivizim të mundshëm të zjarrit.