VIDEO/ Përmbyset makina te Unaza e Madhe në Astir, një i plagosur
Një tjetër makinë është përmbysur te Unaza e Madhe në zonën e Astirit në Tiranë.
Nga pamjet e siguruara nga SYRI dallohet se si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur një person të cilin e ka marrë ambulanca.
Aksidenti ka ndodhur si pasojë e humbjes së kontrollit të makinës nga shoferi, duke u përplasur më pas me bordurën e mesit të rrugës.
Ky është i disati rast që makinat përmbysen në këtë segment të Unazës së Madhe, ku sipas ekspertëve shkak është projektimi i gabuar dhe cilësia e dobët e rrugës.