‘Rrugorja’ bën masakër në Tiranë, mbi 9 mijë gjoba në një javë, 9 shoferë të arrestua
Policia Rrugore ka publikuar të dhënat e fundit në lidhje me masat e marra ndaj drejtuesve të mjeteve gjatë një jave.
Bëhet me dije se në një javë janë arrestuar nëntë persona, ndërkohë që janë vendosur rreth 10 mijë masa administrative.
Njoftimi:
Rezultatet javore të Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë (18.08.2024 – 24.08.2024) ????
Gjatë javës së fundit, janë zbatuar masa të rrepta në ruajtjen e rendit dhe sigurisë rrugore:
Arrestime dhe procedime penale:
9 persona për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.
2 persona për pa leje drejtimi.
14 persona për shkelje të rregullave të qarkullimit.
3 largim nga vendi i aksidentit.
9.318 masa administrative të vendosura, mesatarisht 1,331 në ditë.
24 masa për xhama të zinj.
618 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara.
325 masa për përdorim celulari gjatë drejtimit.
490 masa për mos vendosjen e rripit të sigurimit.
2 masa për mosrespektim të sinjalit “Stop”.
461 masa për mosdhënie përparësi qytetarëve.
6.079 masa për qëndrim të gabuar.
696 masa për mospërdorim të kaskës mbrojtëse/jelekut fosforeshent, neni 169.
15 raste pezullim për drejtim nën ndikimin e alkoolit.
30 raste për tejkalim shpejtësie.
5 raste të ndryshme
7 automjete u bllokuan, përfshirë 3 me targa të huaja.