EMRI/ Plagosje me kaçavidë në Misto Mame

Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmje e sotme në Tiranë.

Pas vrasjes me thikë të ndodhur në zonën e Astirit, një plagosje ka ndodhur në ‘Misto Mame’.

Burime nga policia thanë se, ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën ‘Besim Alla’.

Klajdi Kapidani 40 vjeç është plagosur me kaçavidë dhe eshte derguar ne spital.

Ende nuk dihet shkaku, ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes.