Tiranë, arrestohet babai, dyshohet se ngacmoi seksualisht djalin e mitur

Policia e Tiranë njoftoi se ka arrestuar sot një kryefamiljar për shkak të dhunës psikologjike ndaj bashkëshortes së tij por edhe një dyshimi më të rëndë: ngacmimit seksualisht të djalit të tyre të mitur.

Në njoftimin e Policisë thuhet:

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin 42 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij dhe dyshohet se ka ngacmuar seksualisht djalin e tyre të mitur".