SYRI TV/ Ekstradohet ushtari i vëllezërve Çopja, Kosova ekstradon Arben Lamçen
Është ekstraduar nga Kosova Arben Lamçja një ui shumëkërkuar nga SPAK si vrasës me pagesë dhe pastruesh parash me burim kriminal.
Lamçja u shpall në kërkim pas zbulim it të një sërë vrasjeve e atentateve me porosi të vëllezërve Hajdar dhe Franc Çopja.
Njëra prej tyre do të ishte plani I vrasjes së Nuredin dumanit ku u ofruan 500 mijë euro.
SYRI TV
Ekstradohet nga Kosova Arben Lamçja, që sipas SPAK është vrasës me pagesë, një nga ushtarët e besuar të vëllezërve Franc e Hajdar Çopja.
50-vjeçari u arrestua më 4 gusht në Kosovë për llogari të një vendimi të Gjykatës së Posaçme që caktoi ndaj tij masën e sigurisdë arrest në burg ne mungesë.
Sipas SPAK pas goditjes së bandës së vëllezërve Çopja, u zbulua se Arben Lamçja gjatë periudhës tetor-nëntor 2020 ka siguruar kushtet për të kryer vrasjen e Nuredin Dumanit, tashmë i penduar i drejtësisë, për llogari të Franc Çopjas.
Lam֛çja informon porositësin e vrasjes Franc Çopjan se personi e ka marrë përsipër vrasjen dhe ka filluar ndjekjen së bashku me njerëzit e tij.
Për kapjen e Dumanit rezulton të jenë ofruar 250.000 Euro dhe 500.000 Euro për ta ekzekutuar.
Gjithashtu Arben Lam֛çja një person i besuar i Franc Çopjas, akuzohet se për llogari të tij ka pastruar para që kanë patur burim veprimtari kriminale.
Lamçja ka menaxhuar vlerat monetare CASH të Çopjas, të cilat më pas i ka përdorur për blerjen e pasurive të paluajtshme për llogari të tij.
Më 31 korrik GJKKO lëshoi 30 urdhër arreste lidhur me 6 ngjarje kriminale të kryera në Elbasan, Rrogozhinë dhe Berat. Zbardhja e bisedave në aplikacionet “SkyEÇ”, mundësoi të zbulojë si vëllezërit Franc dhe Hajdar Çopja ndaj të cilëve është lëshuar urdhër arrest, e nisën aktivitetin e tyre kriminal rreth viteve 2006 – 2007, duke shpërndarë në sasi të vogla kokainë, derisa arritën të zgjeroheshin edhe në vende të tjera të Evropës e jo vetëm dhe u shndërruan në një nga grupet më të rrezikshme kriminale në Elbasan, për të porositur vrasje të shumta.
Aktiviteti I tyre u zbardh veç aplikacioneve të koduara edhe nga deklarimet e Nuredin Dumanit, Erion Alibejt e Skerdi Tases.
Hetimet gati dy vjeçare zbuluan përfshirjen edhe të zyrtarëve shtetëror, mes të cilëve nëndrejtori i burgut të Elbasanit Martin Musaj dhe oficeri i policisë Agustin Cinari.
Mes ngjarjeve që janë zbardhur është masakra e Bradasheshit, me viktimë Endrit Alibej, xhaxhai i tij Arben Dylgjeri si dhe shtetasi turk Erdal Durunay në dhjetor të 2018.
Gjithashtu është zbardhur vrasja e Klevis Kapllanit në Rrogozhinë dhe atentati ndaj vëllezërve Klevi dhe Eraldo Baho në Elbasan, ku mbeti i vdekur njëri prejt tyre dhe tjetri i plagosur.