Plumba drejt makinës së parkuar në Bushat, s’ka persona të lënduar
Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në zonën e Bushatit në Bashkinë Vau i Dejës rreth orës 19:00.
Sipas njoftimit të policisë, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti të parkuar dhe nuk ka persona të dëmtuar.
Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave, identifikimin e autorit dhe dokumentimin ligjor të rastit.
Vau i Dejës/Informacion paraprak
Rreth orës 18:55, në fshatin Rrenxa, Bushat, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti të parkuar. Nuk ka persona të dëmtuar.
Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.
Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave, identifikimin e autorit dhe dokumentimin ligjor të rastit.