Ilir Beqja, më mirë të kishte rënë në Lesh...

Profersor Hamiti e mori sërisht fjalën... Dhe kujtoj që nuk ndalonte po të niste tregimin.

Ishte 20 vjetori i Revistes "Shkenca dhe Jeta" organ i KQ BRPSH, me kryeredaktor Kudret Isain që po organizonin një drekë me rastin e 10 vjetorin e hapjes së revistes në klubin e Gjuetisë në Lezhë.

Të ftuar veç Redaksisë ishin edhe Keshilli Botues i saj. Në mes tyre po kujtoj D.Agollin, H.Beqen, R. Dhimitrin e të tjere emra me zë të kohës...

Në tavolini fjalën e merr sërisht Profesor Hamiti... për të mos e lëshuar më.

Po tregonte për kohën e rinisë së Tij në Shkoder në vitet 1940-44. Kujtonte Lezhën dhe arsyet pse vinin të rinjtë shkodranë në Lezhe aso kohe ?

"Tek na qytetaret shkodranë - tha Profesori, në vitet e rinisë, tre ishin arsyet e largimit të fëmijve nga shpija:

O do binin në mal (partizanë), 

o do binin në hajni(në burg)

o do binin në Lesh(Lezhë). Kështu quhej Lezha në ato vite.

Dy të parat i kuptuam -pyet një pjesmares në drekë, po atë renien në Lesh nuk po e kuptojmë?

Profesor Hamiti e rimerr fjalën dhe shpjegon se Lezhës së sotme i thonin Lesh asaj kohe, dhe aty ishin ndertuar shtëpite publike. Aty argëtoheshin djemte, që iknin nga shpija...

Mu kujtua sot kjo histori pasi lexova në shtyp lajmin:

"SPAK ka sekuestruar pasuritë e ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka sekuestruar llogaritë bankare dhe pasuritë e ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj dhe disa individëve të dyshuar si bashkëpunëtorë në abuzimin me fondet e BE në dosjen e SASPAC.

Paratë janë sekuestruar nga llogaritë bankare të ish-ministrit Beqaj, Ermal Kurtulajt, Bjona Zijajt, Bledar Lekës, Gazmend Haxhisë"....

Pra, djali i Profesorit të edukates qytetare, 35 vite më pas, në kujtim të tradites së djemve shkodranë, paska ra në hajni... si një nga veset e tradites.

Më mirë të kish rënë në Lesh- thashë me vete dhe hodha këto rradhë.