Armando Broja kryen testet mjekësore, ja kur pritet të firmosë me skuadrën e re
Armando Broja është pranë huazimit te skuadra e Ipsuiç teksa është duke kryer testet mjekësore.
Lajmi është bërë i ditur nga eksperti i merkatos, Fabricio Romano.
Ai shkruan se sulmuesi i Kombëtares kuqezi do të nënshkruajë kontratën gjatë paradites së sotme.
Kjo marrëveshje do të përfshijë një huazim 1-vjeçar me të drejtë blerje për 30 milionë paundë, në rast se Ipsuiç siguron qëndrimin në Premier Ligë.