Episodi nuk kaloi pa u vënë re nga disa lojtarë kundërshtarë, të cilët njoftuan menjëherë arbitrin. Ai, pasi e kapi Munoz në flagrancë, nuk i mbeti gjë tjetër veçse t’i tregonte kartonin e kuq.

", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2024/August/20/auto_Munoz-1024x5781724175760.png", "width": 900, "height": 508 } }

VIDEO/ Urinoi në fushë, futbollisti e pëson keq

Ajo që ndodhi gjatë ndeshjes ndërmjet Cantorcillo FC dhe Atletico Awajun, një ndeshje e Kupës së Perusë, ishte e bujshme. Sebastian Munoz u përjashtua me karton të kuq pasi urinoi në fushë. Futbollisti nuk po arrinte ta besonte vendimin e arbitrit për ta nxjerrë jashtë lojës.

Në minutën e 71′, ndërsa ndeshja u ndërpre përkohësisht për të lejuar stafin mjekësor të trajtonte Lucho Ruiz, portierin e Cantorcillo, ndodhi episodi surreal që çoi në përjashtimin e menjëhershëm të Munoz. Ndërsa po priste për të kryer një goditje nga këndi, numri 10 i Atletico Awajun urinoi pranë flamurit të këndit.

Episodi nuk kaloi pa u vënë re nga disa lojtarë kundërshtarë, të cilët njoftuan menjëherë arbitrin. Ai, pasi e kapi Munoz në flagrancë, nuk i mbeti gjë tjetër veçse t’i tregonte kartonin e kuq.