Kaq ka mjaftuar nga Vardy që video e tij të bëhet virale në rrjetet sociale dhe tallja me tifozët e Spurs, të cilët nuk kanë shijuar kurrë një titull në Premier League, të vazhdojë.

Tottenham kanë fituar në fakt dy tituj kampion, por në vitet e largëta 1951 dhe 1961.

Trofeu i fundit që ka fituar skuadra londineze është Carling Cup në sezonin 2007-2008.

", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2024/August/20/auto_vardy1724145227.png", "width": 900, "height": 585 } }

VIDEO/ Rikthimi i Jamie Vardy në Premier League: Shënon gol dhe pastaj tallet keq me tifozët e Tottenhamit

Jamie Vardy është rikthyer të luajë në Premier League, pas një viti të kaluar në Championship me Leicester Cityn e tij.

Sulmuesi veteran në ndeshjen e parë pas rikthimit ka gjetur golin, duke shënuar në barazimin 1-1 me Tottenham Hotspur në “King Power Stadium”.

Kapiteni me përvojë i Leicesterit, i cili e udhëhoqi këtë skuadër drejt një titulli të bujshëm të Premier League, qëndroi me klubin edhe kur u rrëzua në Champions në maj 2023.

Ish-përfaqësuesi anglez ka shënuar gol për 1-1, e më pas është larguar shumë shpejt nga fusha.

Ai ka arritur të tallet me tifozët mysafirë në një mënyrë që rrallë i ka shkuar në mendje.

Vardy iu drejtua tifozëve të Tottenham, u tregoi atyre stemën e Premier League dhe më pas tregoi me duar se kishte një titull dhe tifozët e Tottenham nuk e kishin asnjë.