VIDEO/ Pamjet e plagosjes së drejtorit të ERE, polici e qëllon direkt në këmbë

Këto janë pamjet e plagosjes së drejtorit të ERE, Lorenc Kosta, nga polici Erjon Goxhara, një ditë më parë në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë.

Plagosja me 5 plumba e Kostës ndodhi për shkak se, ai kishte një marrëdhënie intime me gruan e policit, pasi të dy punonin në të njëjtin institucion ku edhe kishin filluar një lidhje. 

Pasi e plagosi me 5 plumba në këmbë dhe një në fund të barkut, Goxhara e filmoi dhe më pas u largua, dyshohet në drejtim të Dajtit.

Drejtori i policisë së Tiranës, Tonin Vocaj, në një deklaratë për mediet i bëri thirrje që të dorëzohet. Megjithatë Goxhara nuk është arrestuar ende.

Policia ka vendosur shpërblim 10 mijë euro për këdo që ka informacion për efektivin Erjon Goxhara.