Vrasja në Mirditë/ 68-vjeçari u qëllua nga dritarja, shoqërohen disa persona
Një 68-vjeçar është gjetur i vrarë me armë zjarri në banesën e tij në fshatin Lajthizë në Mirditë.
68-vjeçari Frederik Radi kalonte muajt e verës në këtë banesë, por ka gjetur vdekjen në rrethana ende të paqarta. Sipas policisë, ai është qëlluar me armë zjarri nga dritarja e dhomës ku flinte.
68-vjeçari është gjetur dy ditë pas vrasjes nga e bija. Pasi ka humbur kontaktet me babanë, e bija ka shkuar në banesë, por të atin e ka gjetur të shtrirë në banesë pa shenja jeta.
Më datë 20 gusht ajo ka bërë denoncimin në polici se ka gjetur babanë të pajetë, ndërsa kontaktet me të i kishte humbur prej datës 18 gusht.
Për zbardhjen e ngjarjes, policia ka shoqëruar disa banorë të zonës të cilët janë marrë në pyetje.
Motivi i vrasjes dhe rrethanat janë ende të paqarta, ndërsa prokuroria po kryhen hetime intensive për të identifikuar dhe kapur autorin/ët.