Tronditëse/ Ditën e protestës qytetare kundër krimit, regjistrohen 5 të vrarë dhe 2 të plagosur
Ndërsa qytetarët po protestonin mbrëmë kundër krimit, i cili ka mbrojtjen dhe përkrahjen e partisë në pushtet, u regjistruan një seri krimesh tronditëse.
Dy të rinj u ekzekutuan në Velipojë, në kulmin e sezonit turistik, duke tronditur të pranishmit.
Por gjatë këtij krimi mbeti i plagosur edhe një kamarier.
Më vonë u mësua se një mësues amerikan që jetonte në Tiranë, kishte vrarë gruan e tij, dy qentë, dhe më pas i kishte dhënë fund jetës.
Por ndërkohë gjatë natës mendohet se është ekzekutuar edhe një 68-vjeçar në Mirditë.
Të gjitha këto krime vinin pikërisht në ditën kur një oficer policie qëlloi në mes të ditës mbi një punonjës të shtetit.
Ky ishte një tregues i qartë se policia ka dështuar në misionin e saj kryesor, ndërsa fakton akuzat e opozitës dhe protestuesve se është kthyer në mburojë të krimit dhe korrupsionit qeveritar.