NASA zbulon objektin misterioz që lëvizë me shpejtësi prej një milion milje në orë nëpër hapësirë

Një objekt gjigant që lëvizte me shpejtësi të madhe – mbi 27,306 herë më i madh se Toka, po kalon aq shpejt nëpër galaktikën tonë saqë mund të shkëputet nga Rruga e Qumështit, ka njoftuar agjencia hapësinore amerikane NASA.

Shkencëtarët përcaktuan se objekti misterioz po fluturonte me një shpejtësi jashtëzakonisht të madhe – prej një milion milje në orë dhe se është 400 vjet dritë larg nga Toka (një vit dritë është e barabartë me gjashtë trilion milje), transmeton Telegrafi.

Derisa ekspertët nuk kanë përcaktuar se çfarë është trupi qiellor i sapogjetur, ata spekuluan se është një “xhuxh ngjyrë kafe”, një yll që është më i madh se një planet, por që i mungon masa për të mbajtur shkrirjen bërthamore afatgjatë në bërthamën e tij si dielli i Tokës.

Nëse objekti konfirmohet si “xhuxh kafe”, do të ishte hera e parë që do të dokumentohej në një orbitë kaotike, me hiper-shpejtësi, e aftë për t’u çliruar nga galaktika jonë.

Një koalicion qytetar-shkencëtarë  në projektin e NASA-s, Backyard Worlds: Planeti 9 ishte i pari që zbuloi trupin qiellor, pretendime këto që janë konfirmuar nga agjencia hapësinore amerikane