VIDEO/ Vrasja në Velipojë: Zbulohet identiteti i viktimave
Dy personat që mbetën të plagosur në Velipojë, si pasojë e të shtënave me armë zjarri kanë ndërruar jetë.
Dy personat që mbetën të plagosur në Velipojë, si pasojë e të shtënave me armë zjarri kanë ndërruar jetë.
Shkak është bërë një konflikt i çastit për motive të dobëta, raporton Policia e Shkodrës, mes dy vëllezërve me inicialet, E.F., dhe G. F., të cilët dyshohet se kanë plagosur me armë zjarri shtetasit Ersild Ishmi dhe Arsid Hoxha, të cilët u transportuan menjëherë për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Shkodër, por si pasojë e plagëve të marra humbën jetën në spital.
Pavarësisht se janë dërguar në spital, nuk kanë mundur dot t’u mbijetojnë plagëve të armës së zjarrit.
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në Velipojë, pranë stacionit të autobusëve, teksa të dy personat kanë mbetur fillimisht të plagosur.
Njëkohësisht është ngritur një grup i posaçëm hetimor i cili ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën intensive në bashkëpunim me Prokurorinë për sigurimin e provave me qëllim dokumentimin ligor të kësaj ngjarjeje.
Njoftimi:
Velipojë/Informacion paraprak
Më datë 19.08.2024, rreth orës 21:00, në Velipojë, dyshohet se për motive të dobëta, dy vëllezërit E.F., dhe G. F., dyshohet se kanë plagosur me armë zjarri shtetasit A. H., dhe E. I, të cilët u transportuaan menjëherë për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Shkodër por si pasojë e plagëve të marra humbën jetën në spital.
Me marrjen e njoftimit, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, Drejtuesit e Drejtorisë dhe të Komisariatit të Policisë Shkodër, si grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër.