I kërkuar si organizator i vrasjes së Preng Gjinit/ Arrestohet në Dubai Elson Reçi. A do dështojë ekstradimi njësoj si me Durim Bamin

Elson Reçi është arrestuar në Dubai dhe tani pritet të ekstradohet në Shqipëri.

Burime për Syri Tv bëjnë me dije se arrestimi i Reçit është kryer me qëllim ekstradimin e tij për t’u përballur me akuzat në vendlindje.

Ai kërkohet nga autoritetet shqiptare si organizator i vrasjes së Preng Gjinit, një krim që është konsideruar si hakmarrje për vrasjen e xhaxhait të tij, Kastriot Reçi.

Autoritetet në Dubai kanë bashkëpunuar me autoritetet shqiptare për të ndihmuar në realizimin e ekstradimit të tij.

Kujtojmë se Shqipëria nuk një marrëveshje ekstradimi me Dubain dhe ekstradimi i Durim Bamit dështoi, ndërsa Drejtori i Policisë së Shtetit dhe SPAK mashtrun disa ditë më parë kur thanë se Plaurent Dervishaj dhe Julian Meçe u ekstraduan falë punës së tyre, gjë që u hodh poshtë nga vetë Dervishaj dhe Meçe.