VIDEO/ Vocaj: Autori ishte punonjës policie në strukturat për kufirin dhe emigracionin, mund të ketë qëlluar me armën e shërbimit
Shefi i përgjithshëm i Policisë Tonin Vocaj dha një deklaratë për sa i përket ngjarjes së fundit ku një efektiv policie plagosi një shtetas tjetër në zonën e Komunës në Parisit në Tiranë.
Vocaj u shpreh se policia po kryen të gjitha veprimet e domosdoshme hetimore dhe njëkohësisht jemi duke punuar për ta lokalizuar dhe për ta kapur autorin e kësaj ngjarje. Probabiliteti më i madh është të ketë qëlluar me armën e shërbimit.
'Siç jeni edhe ju në dijeni, në rrugën ‘Tish Daija’, para një supermarketi shtetasi E.G i cili është edhe punonjës policie në strukturat për kufirin dhe emigracionin në Tiranë, për motive të dobëta ka plagosur një shtetas tjetër 45-vjeçar, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Policia po kryen të gjitha veprimet e domosdoshme hetimoore dhe njëkohësisht jemi duke punuar për ta lokalizuar dhe për ta kapur autorin e kësaj ngjarje.
Probabiliteti më i madh është të ketë qëlluar me armën e shërbimit. Mund të themi që autori e ka qëlluar në pjesën e poshtme të trupit, gjë që nuk tregon se ka një dashje për ta vrarë por do të jenë ekzaminimet mjejkoligjore që do të përcaktojnë shkallën e përgjegjësisë dhe të fajësisë të këtij ish punonjësi të policisë tashmë.'- u shpreh Vocaj.