EMRI/ Plagosja në Tiranë, kush është i plagosuri

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur këtë të hënë në kompleksin Kika 2 në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë, ku i plagosur nga të shtënat ka mbetur shtetasi Loren Kosta.

Kosta mësohet se është dërguar në spital për kurim te Spitali i Traumës dhe gjendja e tij paraqitet stabël. Ai është qëlluar nga një person, që është larguar nga vendngjarja.

Policia dhe grupi hetimor kanë ngritur postblloqe, për të identifikuar dhe arrestuar autorin e ngjarjes.