FOTO/ Kërcet arma te 'Komuna e Parisit', një i plagosur

Krisma armësh janë dëgjuar mesditën e sotme në Tiranë.

Burime nga policia thanë se, një person ka mbetur i plagosur me armë.

Ngjarja ka ndodhur tek zona që njihet si ‘Komuna e Parisit’, brenda nje kompleksi pallatesh. Deri më tani nuk ka informacione të tjera në lidhje me ngjarjen.

I plagosuri është nisur drejt spitalit, ndërsa policia ka nisur hetimet.