VIDEO/ Nisma 'Drejtësi për Eglin!' përhapet në rrjetet sociale

Në rrjetet sociale po shpërndahet nisma “Drejtësi për Egli”, e cila i bën thirrje të gjithë qytetarëve të bashkohen për t’i kërkuar organeve të drejtësisë, drejtësi të vërtetë për jetën e humbur e një babai të ri, Egli Progës, vrarë në një akt dhune në Pogradec.

Kryetari i PD, Sali Berisha, ka publikuar sot njërin prej këtyre mesazheve me video: “Një thirrje nga thellësia e shpirtit: Drejtësi për Egli Progën!” shkruan Berisha.

Zonja në video, duke iu drejtuar bashkëkombësve të saj, shpjegon arsyen e video-mesazhit publik: 

“Përse unë bashkohem me nismën “Drejtësi për Eglin” dhe në emrin e Eglit unë shikoj gjithë rininë shqiptare.

Unë çohem për drejtësinë shqiptare. unë çohem që askujt të mos i merret jeta dhe pastaj kriminelët të lihen të lirë, kriminelët të shëtisin të lirë dhe të marrin një jetë tjetër.

Unë çohem për një të nesërme të sigurt.

Unë çohem për një të nesërme që e dënon krimin, që e dënon korrupsionin.

Unë çohem për një të nesërme ku ka dritë, ku ka shpresë dhe ku shpresohet që Shqipëria do të bëhet. 

Unë çohem për një Shqipëri të lirë nga satani dhe një Shqipëri që i bindet dashurisë dhe që i është hequr zemra prej guri e i rivendoset një zemër plot dashuri.”

Prandaj dhe thërras: Drejtësi për Eglin! Unë bashkohem, bashkohu dhe ti”.