Treni i ri Orient Express nga një arkitekt dashamirës i Agatha Christie
Një tjetër legjendë e epokës së artë të udhëtimit hekurudhor po zgjohet.
I përjetësuar nga shkrimtarja e krimit Agatha Christie, Orient Express kristalizohet në imagjinatën e publikut si një tren magjepsjeje dhe misteri legjendar.
Orient Express në fakt është shfaqur në shumë manyra gjatë historisë së tij 140-vjeçare. Origjinali nuk ishte një tren individual, por një shërbim i planifikuar, që kryente rrugë të ndryshme, duke filluar nga viti 1883, kryesisht nga Parisi në Stamboll.
Një numër operatorësh përdorën emrin (dhe ende e bëjnë) për udhëtime, që kalojnë nëpër Europë. Por nëse udhëtimi në Orient Express ka qenë gjithmonë në listën tuaj të dëshirave, mund t’ia vlejë të prisni edhe pak.
I operuar nga marka Orient Express, pjesë e grupit Accor Hospitality, një tren i ri do të fillojë punën në vitin 2026.
17 karroca, që datojnë në vitet 1920 dhe 1930 – të njohura më parë si “Nostalgie-Istanbul-Orient-Express” – po ridizajnohen nga arkitekti i njohur francez Maxime d’Angeac.
Pamjet më të fundit kapin epokën e parë të artë të udhëtimit hekurudhor në të gjithë shkëlqimin e saj.
Fillimisht i planifikuar për të filluar punën në vitin 2025, treni Orient Express nga Maxime d’Angeac tani parashikohet të nisë në fund të vitit 2026.
Detajet më të imta të udhëtimit – duke përfshirë se ku do të shkojë saktësisht dhe me çfarë çmimi – nuk janë zbuluar ende.