Daniel Serwer: Kosova ‘të përmirësojë’ raportet me amerikanët dhe evropianët

Kosovës i duhet ‘të përmirësojë’ raportet me partnerët e saj evropianë dhe amerikanë, ka bërë thirrje profesori i mirënjohur nga John Hopkins University, Daniel Serwer.

‘Më me rëndësi se kjo nuk di çka është, ka disa ura që janë të hapura, dhe përmirësimi i marrëdhënieve me amerikanët dhe evropianët është shumë e rëndësishme për Kosovën’, ka thënë Serwer për televizionin publik, RTK.

Për çështjen e hapjes ose jo të urës së Ibrit për qarkullim të automjeteve, Serwer s’e konteston të drejtën e vendimmarrjes për çështje të brendshme kosovare, por se kërkon të peshohet mirë.

 ‘Nuk është çështje e të qenit e drejtë ose jo, e mirë apo e gabuar, por është te përgjegjësia që autoritetet në Prishtinë kanë për të peshuar humbjet dhe përfitimet’, ka thënë Serwer.