Goli i Ronaldos nuk mjafton, Al Nassr mundet thellë në finalen e Superkupës së Arabisë Saudite

Al Hilal ka fituar Superkupën e Arabisë Saudite, pasi mposhti thellë në finale Al Nassr e Cristiano Ronaldos.

Edhe pse portugezi zhbllokoi rezultatin dhe kaloi Al Nassr në avantazh në fund të pjesës së parë, goli i tij nuk mjaftoi.

Me fillimin e pjesës së dytë, rezultati u përmbys. Në minutën e 55-të, Milinkovic Savic barazoi sfidën.

Më pas, dopieta e Aleksandar Mitrovic dhe goli i Malcom, vulosën sfidën në shifrat 1-4.