Arsenal e nis me fitore/ 'Topçinjtë' mposhtin Wolverhampton me golat e Havertz dhe Saka

Arsenal e ka nisur me fitore kampionatin anglez të futbollit, Premier League.

“Topçinjtë” siguruan fitoren ndaj Wolverhampton me rezultatin 2-0, falë golave të shënuar nga Kai Havertz dhe Bukayo Saka.

Të dy lojtarët ishin kyç, teksa secili shënoi nga një gol dhe dhuroi nga një asist. Arsenal ngjitet në krye të renditjes, me 3 pikë, po aq sa Manchester United dhe Liverpool.

Klubi i Londrës është edhe këtë sezon një nga pretendentët kryesorë për fitimin e titullit kampion.