Rei Manaj me valixhe gati, refuzohet oferta për të kaluar të pretendenti për titull

Rei Manaj është një ndër lojtarët që mund të shitet nga Sivaspori në Turqi, edhe pse sulmuesi ka luajtur javën e parë. Së fundmi bëhet e ditur se Trabzonspori ka hyrë në bisedime për të blerë Manaj duke përfshirë dy lojtarë plus para në shkëmbim.

Skuadra e kaltërve ka vënë në axhendën e saj sulmuesin shqiptar dhe është në negociata intensive për këtë transferim. Sipas informacioneve nga mediat turke, Sivaspori kërkonte si shkëmbim Tekliç dhe Umut Gunesh.

Përveç kësaj, Trabzonspor ofroi emrat e Orsiç dhe Umut Bozok në shkëmbim. Mosgatishmëria e Umut Bozok për t’u larguar krijoi pengesë në negociatat e transferimit.

Flitet se 4 milionë euro ishte shifra që Trabzonspori ofroi përveç dy emrave që do t’i bashkoheshin Sivasporit. Megjithatë, sot, Manaj do të luajë me skuadrën e tij ndeshjen e dytë të kampionatit, në transfertë ndaj Kajserisporit në orën 18:15.