A është i jetueshëm më ky vend?

Nga Ylli Manjani

Kjo është pyetja.

[❗️] Spitalet janë gropë çnjerëzore nga keqmenaxhimi e korrupsioni;

[❗️] Shkollat vatra analfabetizmi;

[❗️] Mjedisi i ndotur në ekstrem me mbetje urbane dhe tashmë edhe toksike;

[❗️] Ekonomia e gjitha nën kontrollin e shumë pak klientëve të pushtetit dhe e ushqyer fiktivisht me para droge;

[❗️] Puna dhe profesioni nuk kanë asnjë kuptim nëse nuk je mik me pushtetin, për pasojë as Liria ska kuptim;

[❗️] Territori praktikisht pronë private e një njeriu të vetëm, i cili e ka për kulla ose për kampe emigrantësh gjithfare, si qokë për foto e mbështetje ndërkombëtare;

[❗️] Shteti si qendër eksperimentale reformash të shpikura dhe që nuk ofron as barazi e as drejtësi;

[❗️] Të drejtën që ke fituar mund të mos e gëzosh sepse ta marrin pa proçes e pa problem;

[❗️] Shoqëria e gjitha me tru të shpëlarë dhe që beson në trutë e gomarit që i hedh bosi në mediat me pagesë, nuk ka sesi të jetë demokratike. Për zgjedhje të lira as që bëhet fjalë;

[❗️] Varfëria e gjithanshme i ka bërë njerëzit të besojnë se fajin e ka gjithmonë viktima, i vdekuri, i sëmuri, i pamunduri;

[❗️] Në vendin me diell dhe pasuri natyrore mungon energjia dhe uji, ose janë aq të shtrenjta sa është njësoj sikur mungon;

[❗️] Jemi shteti i vetëm që më shumë se gjysmën e popullsisë e kemi përzënë dhe, kur ajo vjen në shqipëri e llogarisim si turizëm. Për këtë shkak llogarisim si sukses rritjen e numrit të pasagjerëve në Rinas...

[❗️] Kur na rritet turizmi na ulen të ardhurat dhe na rriten çmimet, pra shpenzimet;

Ka edhe më, por kaq mjafton për të pyetur vërtetë, a jetohet në këtë vend?!

Kam idenë që edhe ai që ka parà këtë pyetje bën...
****
Ah edhe një gjë, shumica dërrmuese e njerëzve besojnë se për të gjitha këto gjëra fajin e ka opozita që s'ka gjë në dorë!!!