19-vjeçari nga Pogradeci krijon Robotin, Firdeus Dikellari: 'Dardan'-i flet 9 gjuhë të huaja, edhe shqip

Ky është roboti “Dardan”, i cili flet 9 gjuhë të huaja ku tashmë do të flasë edhe shqip.

Gjithçka është krijuar nga një 19-vjeçar nga Pogradeci, i quajtur Firdeus Dikellari, i cili është i apasionuar pas teknologjisë. Sipas tij, kjo arritje nuk ishte e lehtë.

Ai shpjegon se krahas gjuhëve të huaja roboti “Dardan” mund të njohë dhe mimikat e njerëzve.

19-vjeçari nga Pogradeci theksoi se kjo shpikje erdhi për të ndihmuar fëmijët që kanë probleme me komunikimin.

Ndonëse pak bashkëmoshatarë të tij mund të bëjnë të njëjtë gjë, Dikellari theksoi se po punon për zbulime të reja në fushën e teknologjisë.