Detaje nga vrasja që tronditi Kosovën/ Polici ekzekutoi burrin e tezes së tij
Komuna e Ferizajt në Kosovë u trondit pasditen e djeshme, pasi një dasmë u kthye në tragjedi.
Në oborrin e një restoranti ku po mbahej një dasmë në fshatin Bibaj të Ferizajt, një person u vra nga një tjetër.
Siç zbuloi ekskluzivisht 'Sinjali' dje, Festim Ramadani, zyrtar policor, qëlloi me armë drejt një të moshuari, duke e vrarë në vend, teksa ai ishte jashtë detyrës zyrtare – për t’u vetëdorëzuar më pas në polici.
Viktima ishte Sadri Sadriu, 89-vjeçar, i cili u qëllua me armë zjarri jashtë oborri të një restoranti.
'Sinjali' mësoi se zyrtari policor dyshohet se vrau burrin e tezes së tij, për motive akoma të panjohura.
Sipas informacioneve të para, viktima kishte ardhur për ta martuar nipin dhe u vra nga polici, i cili paguhet që të mbrojë jetën e qytetarëve.
Sinjali raportoi se viktima ishte i afërm i bashkëshortit të presidentes Vjosa Osmani, Prindon Sadriut – (xhaxhai i burrit të presidentes së Kosovës).
Përveç Festim Ramadanit që kreu vrasjen në Ferizaj, pjesë e policisë janë edhe dy vëllezër të tij.