Merr flakë gjatë ecjes makina në Thumanë, çfarë e shkaktoi?

Një makinë është përfshirë nga flakët në ecje gjatë natës në aksin e vjetër pranë Thumanës.

Nga ngjarja, mësohet se drejtuesi i mjetit ka arritur që të shpëtojë.

Janë të paqarta shkaqet e djegies së makinës. Paraprakisht dyshohet se mjeti ka marrë flakë nga një shkëndijë në sistemin elektrik të automjetit.

Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.