Protesta e nesërme në Thumanë/ Berisha: I bëj me dije Rrumbullakut, mos kërcëno protestuesit se çdo acarim do ta paguani shtrenjtë

Kreu i PD, Sali Berisha në fjalën e tij përpara protestuesve është shprehur se nesër 80 mijë banorë të Krujës, Fushë Krujës, Thumanës, janë në protestë legjitime.

Berisha ka theksuar se ata janë në të drejtën e Zotit, në të drejtën e tyre, janë njerëzit më të ndëshkuar.

Fjala:

Të dashur miq, nesër 80 mijë banorë të Krujës, Fushë Krujës, Thumanës, janë në protestë legjitime.

I bëj me dije Rrumbullakut, mos kërcëno protestuesit dhe mos guxo se çdo acarim do ta paguani shtrenjtë.

Ata janë në të drejtën e Zotit, në të drejtën e tyre, janë njerëzit më të ndëshkuar.

Ndaj dhe rruga është e tyre, mos guxo të prekësh njeri me dorë.

Edhe njëherë përshëndetjen më të përzemërt, mirënjohjen më të pakufishme.

Fitore, fitore, fitore!