Vrau babanë e dy fëmijëve, Denis Meçe kërkoi lirinë në këmbim të garancisë 1 milionë lekë

Denis Meçe ka kërkuar nga gjykata nëpërmjet avokatit të tij që të lihet në masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’ ose të lihet i lirë me një garanci pasurore.

Në dokumentin e siguruar nga gazetarja e SYRI TV, cilësohet se avokati mbrojtës ka kërkuar gjykatës masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’ ose garanci pasurore me vlerën 1.000.000 lekë, sipas tij vlerë e konsiderueshme që i garanton gjykatës qe nëse ky person i fshihet drejtësisë dëmi ekonomik do të jetë tepër i madh.

Gjykata vendosi masën e sigurisë arrest me burg për Denis Meçe ndërkohë që përplasje ka midis prokurorisë e Policisë së Shtetit për parregullsi në dokumentimin e ngjarjes.